Komisioneri për Zgjërim i Bashkimit Evropian Oli Rehn ka deklaruar se tash duhen "hapa praktikë" për ta çuar përpara perspektivën evropiane të Kosovës.
Në një diskutim në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel, Rehn tha se duhet të shihet përparimi i bërë drejt heqjes së vizave të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe krijimi i zonave të tregtisë së lirë BE-Kosovë.