Luftimet artilerike ndërmjet kryengritësve islamikë, forcave qeveritare të Somalisë dhe paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan, kanë shkaktuar vrasjen e së paku 16 njerëzve në kryqytetin, Mogadishu.
Dëshmitarët dhe punonjësit medicinalë thonë se kryengritësit kanë bërë sulme me predha ndaj aeroportit ndërkombëtar në Mogadishu, derisa presidenti, Sheik Sharif Ahmed, nisej për në Ugandë.
Kjo i nxiti edhe ushtarët e Bashkimit Afrikan, që të përgjigjen me zjarr artilerik.
Presidenti nuk është lënduar.
Somalia, për 18 vite, nuk ka qeveri efektive.
Në kryeqytet, pothuajse, çdo ditë shihet gjakderdhje, derisa kryengritësit islamikë, që e kanë nën kontroll pjesën më të madhe të jugut të Somalisë, po përpiqen ta përmbysin qeverinë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
Ka edhe rritje të shqetësimeve se ky vend mund të shndërrohet në strehim për terroristët.