Më shumë vdesin nga opiumi se lufta afgane


Sasitë e mëdha të opiumit që prodhohen në Afganistan janë përgjegjëse për vdekjen e më shumë njerëzve në vendet perëndimore se sa në luftën në Afganistan, njoftoi Zyra e Kombeve të Bashkuara Kundër Drogës dhe Kriminalitetit.

Afganistani prodhon 92 përqind të opiumit botëror, ndërsa trafikantët fitojnë 65 miliardë dollarë në vit. Opiumi shkon në Azinë Qendrore, Rusi dhe Ballkan, thuhet në raport.

Nga opiumi, të cilin e shfrytëzojnë 15 milionë narkomanë në mbarë botën, 100 mijë njerëz vdesin gjatë një viti, ndërsa me konsumimin e kësaj droge po rritet edhe epidemia e virusit HIV.

Brenda një viti, në vendet e NATO-s nga opiumi vdesin 10 mijë njerëz, pesë herë më shumë se nga lufta në Afganistan, e cila po zgjat tetë vjet.