Gjurmët e Radios Evropa e Lirë

Transmetimi nga studioja e parë e Radios Evropa e Lirë në Mynih. "Evropa e Lirë" ka filluar transmetimet nga Mynihu në maj të vitit 1951.

Për shkak të bllokimit të sinjaleve, nga viti 1953 deri më 1956, Radio Evropa e Lirë ka hedhur në qarkullim, mbi Perden e Hekurt, balona të mbushura me lajme dhe raporte.

Radio Evropa e Lirë qe futur në kundërthëniet që pasuan revoltën hungareze të vitit 1956, ku ishte akuzuar për nxitje të njerëzve në dhunë.

Duke përgatitur programin muzikor në vitet 1960. Ofertat e ndaluara kulturore kanë qenë gjithmonë pjesë e programeve të "Evropës së Lirë".

Sekretari i ardhshëm i Shtetit, Henri Kisinxher, duke dhënë intervistë për Radion Evropa e Lirë më 1962.

Këngëtari Tom Xhons duke u intervistuar nga "Evropa e Lirë" në mars të 1968-ës.

Gjatë invazionit sovjetik të Çekosllovakisë më 1968, Radio Evropa e Lirë ishte burimi kryesor i informacioneve të sakta për qytetarët.

Pasojat e sulmeve terroriste në selinë e Radios Evropa e Lirë në Mynih, në shkurt të vitit 1981.

Grafite pro Radios Evropa e Lirë në Gdansk të Polonisë, ku thuhet: "Ne kërkojmë lirimin e të burgosurve politikë!"

Në selinë e "Evropës së Lirë" në Mynih, 1980.

Fillimisht Bursa e Çekosllovakisë, e më vonë ndërtesa e Parlamentit Komunsit - ku "Evropa e Lirë" u zhvendos në vitin 1995.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Tomas A. Dine, preu shiritin simbolik për të shënuar fillimin e transmetimeve të Radios Afganistani i Lirë, 30 janar 2002.

Mariam Ahmadi nga Radio Farda, 18 dhjetor 2002.

Presidenti i Çekosllovakisë, Vaclav Havel, në 10-vjetorin e Radios Evropa e Lirë në Pragë, 2005.

Radio Evropa e Lirë në qershor të 2009-ës u vendos në objektin e ri, të ndërtuar në Pragë.