Raundi i dytë i votimeve për zgjedhjet presidenciale afgane do të mabhet më 7 nëntor. Lajmi u bë publik nga Komisioni i Pavarur Zgjedhor.
Presidenti aktual Hamid Karazai e mbështeti vendimin duke e cilësuar si “hap përpara” për demokracinë afgane. Vendimi erdhi pasi hetimet e Kombeve të Bashkuara dëshmuan “prova të qarta të manipulimit të votave” në 20 gusht.
Në turin e dytë do të përballen presidneti aktual Karzai me ish ministrin e jashtëm Abdullah Abdullah.