Jeremiç: Rusi-Serbi, unitet në qëndrime


Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka filluar vizitën një ditore në Serbi.

Medvedev u takua me homologun e tij serb Boris Tadiç. Pas takimit Medvedev e Tadiç deklaruan se i mbeten qëndrimit të tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në prag të vizitës shefi i diploamcisë serbe Vuk Jeremiç deklaroi se “vizita do të konfirmojë unitetin në qëndrimet politike dhe mbështetjen reciproke të Serbisë e Rusisë në arenën ndërkombëtare”.

Çështjet ekonomike pritet të janë në qendër të takimit me zyrtarët e qeverisë serbe, ku mes të tjerash do të konkretizohet dhe kredia ruse prej 1 miliardë dollarësh për Serbinë.