Pakistan: Vriten 4 ushtarë, plagosen 12 të tjerë


Armata e Pakistanit tha se katër ushtarë të saj e kanë humbur jetën në ofenzivën e shkallës së gjerë, e cila filloi sot në Vaziristanin jugor në kufi me Afganistanin.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se 12 ushtarë të tjerë janë plagosur në përleshjet me militantët e armatosur rëndë.

Më shumë se 30 mijë ushtarë po marrin pjesë në ofenzivën, e cila mbështetet nga helikopterë dhe aeroplanë luftarakë.

Ofenziva pasoi sulmet e militanteve gjate dy javeve te kaluara në qytetet e ndryshme të Pakistanit, në të cilat u vranë më shumë se 160 persona.