Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë, të miratuar mbrëmë nga qeveritë në Prishtinë dhe Shkup.
Kuvendi nuk arriti të mbledhë 80 votat e nevojshme për të ratifikuar marrëvshjen, meqë pro votuan 67 deputetë, 7 ishin kundër, ndërsa 9 abstenuan.
Aktualisht po mbahet një takim mes kryetarit të Kuvendit të Kosoëvs dhe shefave të grupeve parlamentare.
Pritet që seanca e Kuvendit të vazhdojë sërish pas këtij takimi.