Rusia sot ka shprehur shqetësim për diskutimet për mbrojtje raketore ndërmjet zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s, raporton agjencia Reuters.
“Ne ndjehemi të brengosur”, ka thënë zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov, i pyetur për mundësinë e përdorimit të stacionit të radarëve në Ukrainë, si pjesë e planeve për mbrojtjen raketore të Shteteve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, nga Kievi është raportuar për fillimin e bisedimeve të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara, për mundësinë që Uashingtoni t’i përdorë informatat e tubuara nga radarët e Ukrainës.
Agjencitë e lajmeve theksojnë se Rusia është shumë e ndjeshme për çfarëdo paralajmërimi të partneritetit ushtarak të Shteteve të Bashkuara me ish Republikat sovjetike.