Izraeli proteston kundër TV serialit në Turqi

Ministria e jashtme e Izraelit e ka ftuar ambasadorin e Turqisë në Izrael, për të protestuar lidhur me një serial të televizionit të Turqisë, për të cilin raportohet se i portretizon ushtarët izraelitë si vrasës të fëmijëve.

Në njoftim thuhet se ministri i jashtëm Avigdor Leberman ka thënë se programi, i transmetuar në Televizionin publik të Turqisë, paraqet nxitje të urrejtjes kundër Izraelit “në nivelin më të ashpër”.

Tash për tash nuk ka pasur komente nga zyrtarët e Turqisë.