Qeveria e Republikës së Çekisë i ka përjashtuar sot çdo mundësi që për shkak të kërkesave shtesë të presidentit Vaclav Klaus, të kërkojë rihapjen e procesit të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës.
Qeveria gjithashtu ka kërkuar nga presidenti Klaus garanca se ai do ta nënshkruajë dokumentin.
Kryeministri Jan Fisher tha se qeverisë i janë bërë me dije disa kërkesa shtesë të cilat presidenti Klaus i ka paraqitur javën e kaluar, në mënyrë që Çekia ashtu si edhe Polonia dhe Britania e Madhe, të përjashtohen nga zbatimi i Kartës për të Drejtat Themelore.