Vriten 20 talibanë në Afganistan


Zyrtarët afganë thanë se 20 militantë talibanë janë vrarë dhe një numër janë arrestuar në operacione të ndara, në të cilat ishin përfshinë forcat e huaja dhe trupat afgane.

Bëhet e ditur se 14 talibanë janë vrarë në provincën Kandahar, ndërsa tre të tjerët në provincën Helmand.

Ministria e brendshme gjithashtu tha se tre militantë janë vrarë në provincën Zabul.