Kushner: Vendet e Ballkanit në BE

Ministri i jashtëm, Bernar Kushner, tha se qëndrimi i Francës është që “të gjitha vendet e Ballkanit duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”.

“Mbesin pengesa për këtë çështje, por qëndrimi ynë politik është shumë i qartë”, theksoi ai mbrëmë në Paris, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Ministri Kushner u shpreh se Marrëveshja e Lisbonës, e cila së shpejti do të bëhet e plotfuqishme, kërkon qëndrim unik për anëtarësim të vendeve të tjera në BE.

Por, ai u shpreh se Serbia, e cila sipas zotit Kushner “qartas duhet të jetë anëtare e BE-së”, duhet të bëjë përpjekje për zënien e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiq.

“Vetë fakti se ai nuk është zënë ende” tregon se Serbia nuk ka bërë sa duhet në këtë aspekt, tha Bernar Kushner.