Një raport i ri thotë se popullsia myslimane në botë numëron 1 miliardë e 570 milionë, ose thënë ndryshe, çdo i katërti në botë e konsideron veten mysliman.
Grupi Pew Forum në Uashington, i cili e kreu studimin, thotë se raporti paraqet regjistrimin më gjithëpërfshirës të bërë deri sot për numrin e myslimanëve në botë.
Kërkuesit i kanë bazuar të dhënat e tyre në të dhënat demografike, raportet e regjistrimit të popullsisë dhe burime tjera nga 232 vende dhe territore.
Vlerësimet e mëparshme të myslimanëve në botë shkonin prej 1 miliardë deri 1.8 miliardë.
Zbulimet e studimit të ri tregojnë se Islami është feja e dytë nga madhësia pas Krishterimit, i cili besohet që ka 2.1 deri 2.2 miliardë ithtarë.