Tre vjet pas
Ana Politkovskaja
Politkovskaja njihej në Rusi dhe jashtë saj për publikimin e fakteve që lidheshin me padrejtësitë sociale dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Pjesa më e madhe e punës së Politkovskajës ishte e përqendruar në krimet e luftës në Çeçeni.
Politkovskaja vazhdimisht ka folur kundër asaj që ajo e përshkruante si “udhëheqje të përgjakshme të presidentit Vladimir Putin si dhe kundër rritjes së tendencës autoritative nën pushtetin e tij”. Intervista e fundit e Politkovskajës ishte për shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.
Politkovskaja ka shërbyer edhe si ndërmjetëse ndërmjet forcave ruse dhe pengjeve të marra gjatë rrethimit “Nord-Ost” në Teatrin Dubrovka të Mosokës, më 2002.
Ajo ishte qëlluar për vdekje më 7 tetor 2006, në ashensorin e ndërtesës ku banonte. Miqtë dhe kolegët e Anës thonë se vrasja e saj padyshim lidhet me punën që ajo bënte.
Pak orë pas vrasjes, dashamirët vendosën lule afër shtëpisë së saj.
Më 8 tetor, qindra njerëz u tubuan në Moskë për të kujtuar Politkovskajën. Mbulimi në vazhdimësi i luftës në Çeçeni rriti famën e Politkovskajës edhe jashtë vendit dhe për nder të saj qirinjtë u ndezën në mbarë botën.
Protestuesit mbanin fotografi të Anës për të kundërshtuar vizitën e Putinit më 11 tetor, në Mynih të Gjermanisë. Një ditë më herët, Putini ngjalli zemërim te shumë njerëz, duke e hedhur poshtë ndikimin e Politkovskajës në jetën politike të Rusisë si "jashtëzakonisht të parëndësishëm".
Katër të dyshuarit e përfshirë në rastin e vrasjes së Anës.
Ngjarjet përkujtimore për Politkovskajën vazhdojnë të mbahen në Rusi dhe më gjerë.