Gjenerali Petraus është trajtuar për kancerin


Gjenerali Dejvid Petraus, kryekomandant i forcave të Shteteve të Bashkuara për luftërat në Irak dhe Afganistan, i është nënshtruar trajtimit mjekësor për shkak të kancerit të prostatës.

Zyra e tij tha se Petraus u diagnostifikua me kancerin e formës së hershme në muajin shkurt, dhe se trajtimi dymujor ka qenë i suksesshëm.

Koloneli Erik Ganhus tha se Petraus zgjodhi të mos e zbulojë publikisht gjendjen e tij pasi e konsideronte çështje personale, që nuk ndërhynte në performacën e detyrave të veta.

Sidoqoftë, Ganhus tha se presidenti Barak Obama ka qenë i informuar rreth diagnozës.