Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, ka fajësuar militantët talibanë për sulmin vetëvrasës me bombë kundër zyreve të Agjencisë për Ushqim të Kombeve të Bashkuara në Islamabad.
Ai tha sot se talibanët e ndërmorën këtë sulm në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit të tyre, Baitullah Mesud, nga sulmi me aeroplani amerikan pa ekuipazh, më 5 gusht të këtij viti.
Nga sulmi i djeshëm në Islamabad u vranë pesë vetë.
“Ne duhet të presim edhe më shumë sulme”, u tha ministri Malik gazetarëve në Islamabad.