Jeremiq: Raportet Rusi – Serbi shumë të forta

Marëdhëniet e Rusisë dhe Serbisë janë më të forta se asnjëherë më parë, ndërsa vizita e ardhshme e presidentit rus, Dmitri Medvedev në Beograd, do të ndikoj që këto raporte të jenë edhe më të forta dhe më të plota, tha sot ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.

Ai këto komente i bëri në Moskë, në fillim të takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrat Lavrov dhe Jeremiq, derklaruan se Rusia dhe Serbia janë në mënyrë reciproke partnerë ekonomikë me prioritet.