Pakistan: Sulm kundër OKB-së, dy të vdekur


Së paku dy persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombe në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin pakistanez. Shumë të tjerë janë plagosur në sulmin që goditi Programin Botëror të Ushqimit në Islamabad. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pakistani po përballet me një valë sulmesh vetvrasëse për të cilat janë fajësuar talibanët.