Irlanda voton për herë të dytë për Traktatin e BE-së


Votuesit në Irlandë votojnë sot në referendumin për traktatin e Lisbonës të Bashkimit Evropian.

Ky është referendumi i dytë në vend, pasi herën e parë votuesit refuzuan traktatin.

Traktati i Lisbonës ka për qëllim, që të ristrukturojë vendimmarrjen në BE.

Irlanda ka vendosur të mbajë referendumin për herë të dytë, pasi që mori garanca nga pratnerët e BE-së, se sovraniteti i saj në çështjet si taksat, neutraliteti, dhe aborti nuk do të prekeshin nga traktati.

Irlanda është vendi i vetëm i bllokut 27 anëtarësh, që mban referendum për Traktatin e Lisbonës.

Traktati nuk është ratifikuar ende nga Republika Çeke dhe Polonia.

Rezultatet e referendumit nuk priten para pasdites së të shtunës.