Revista "Forbs" tha se pasuria e përgjithshme e 400 amerikanëve më të pasur ka rënë për 300 miliardë dollarë në vitin e kaluar, krahas rënies së kapitalit botëror dhe tregjeve të patundshmërisë.
Nga 400 amerikanët, revista e bzinesit, vlerëson se 314 kanë parë të bie pasuria e tyre në 12 muajt e fundit.
Themeluesi i Microsoftit Bill Gejts, mbetet ende amerikani më i pasur me një pasuri prej 50 miliardë dollarësh- por kjo ka rënë në 7 miliardë, që nga 2008.
Personi i dytë më i pasur Uoren Bafet sipas Forbs, ka humbur vitin e kaluar afërsisht 10 miliardë dollarë.
Lista e këtij viti, shënon herën e katërt që nga viti 1982, kur edhe ka nisur Forbs të vlerësojë pasurinë, të rënies së pasurisë së 400 amerikanëve më të pasur.