KMDLNJ kundërshton kthimin e refugjatëve


Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Lirive të Njeriut, ka kundërshtuar kthimin e refugjatëve kosovarë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Kthimi po bëhet në kuadër të procesit të riatdhesimit, për të cilëin është dakorduar qeveria e vendit.

KMDLNJ vlerëson se nuk ka pengesa të drejtpërdrejta politike për kthimin e refugjatëve ngase më, kërcënim për dhunë nuk mund të përdoret si fakt për kërkim të azilit.

“Mirëpo, situata ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës është skajshmërish në kundërshtim me mundësitë e pranimit të një numri aq të madh të refugjatëve”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate, duke sqaruar se bëhet fjalë për 10 mijë refugjatë, kryesisht të përkarëisë rome.

“Papunësia e madhe, varfëria e skajshme nuk krijojnë mjedis të përshtatshëm për një kthim të qëndrueshëm të refugjatëve dhe integrimin e tyre në shoqëri. Në këtë mozaik të varfërisë dhe papunësisë, refugjatët romë janë më situatë specifike sepse romët edhe ashtu jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

KMDLNJ kritikon institucionet vendëse dhe ndërkombëtare se nuk kanë hartuar programe integrimi për refugjatët dhe se “refugjatët e kthyer janë në mëshirën e fatit”.

KMDLNJ kërkon shtyerjen e kthimit të refugjatëve, derisa të “krijohen kushte elementare për kthimin e tyre”.