Obama: Lufta afgane, jo betejë vetëm e SHBA-së


Presidenti amerikan Barak Obama ka takuar sot në Uashington shefin e NATO-s Anders Fog Rasmusen.

Fog Rasmusen ka qëndruar në Uashington për të diskutuar luftën në Afganistan.

Pas bisedimeve, Obama tha se lufta në Afganistan nuk ishte një “betejë krejtësisht amerikane”, por një mision i gjerë i NATO-s.

Fog Rasmusen mbështeti komentet e Obamës:

“Operacioni ynë në Afganistan, nuk është përgjegjësi apo barrë vetëm e Amerikës, por është dhe do mbetet përpjekje ekipore”.

Takimi vjen një ditë, pasi që Rasmusen mbështeti raportin e komandantit amerikan Stenli MekKristël.

Raporti i MekKristëlit paralajmëron se lufta mund të humbet, nëse brenda vitit nuk shtohen trupat.