Klinton: Mirëpritet lejimi i inspektimin në Iran

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka mirëpritur deklaratën nga Irani, se do të lejoj inspektimin e centralave të tij atomike sekrete.

Zonja Klinton tha se “çdo herë është për mirëseardhje” kur Irani i respekton rregullat dhe parimet ndërkombëtare.

Dje, ambasadori iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike, tha se Teherani po aranzhonte inspektimin në centralin për pasurim të uraniumit në Kom.