Një raketë izraelite ka goditur një automjet në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën tre palestinezë, thanë burime mjekësore.
Dëshmitarët okularë thanë se automjeti, i cili ishte shënjestër e sulmit nga ajri, u godit teksa po udhëtonte në afërsi të kampit Xhabalia, në pjesën veriore të kontrolluar nga Hamasi.
Nuk dihet nëse të vrarët ishin militantë apo civilë.