Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet në SHBA, është takuar me presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.
Dy presidentët kanë biseduar për nevojën e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.
Sejdiu dhe Mesiç gjithashtu kanë biseduar mbi nevojën e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, si dhe për investime në projektet e mëdha në të dy vendet.