Në fjalimin e tij të parë të mbajtur ndonjëherë para Kombeve të Bashkuara, lideri i Libisë, Muhamer Gadaf, akuzoi fuqitë me të drejtë veto të Këshillit të Sigurimit se po shkelin parimet e kartës së OKB-së.
SHBA, Britania, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare me të drejtë veto të Këshillit.
Gadafi, që aktualisht kryeson Unionin Afrikan, tha se e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit bie ndesh me Kartën e OKB-së.
Ai po ashtu tha se fakti që një mori luftërash kanë shpërthyer edhe pas krijimit të OKB-së, tregon se parimet fundamentale të OKB-së janë tradhtuar.