Drejtuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se virusi i gripit të derrave nuk është transformuar në virus më vdekjeprurës, siç druanin ekspertët e shëndetësisë në fillim të vitit.
Por Margaret Chan tha se ka shenja se virusi po bëhet më rezistent ndaj vakcinës. Ajo tha se sfida më e madhe në luftimin e pandemisë nga gripi i derrave është sigurimi i dozave të mjaftueshme të vakcinës në vendet e varfëra.
Sot Rusia raportoi vdekjen e parë nga virusi H1N1.
OBSH pak ditë më parë tha se ka shkuar në 3.486 numri i personave që kanë vdekur nga virusi H1N1.