SHBA, Rusia diskutojnë reduktimin e armatimit


Rusia dhe Shtetet e Bashkuara e filluan raundin e ri të bisedimeve për ripëtrirjen e traktatit për reduktimin e armëve bërthamore.

Dy palët po diskutojnë zëvendësimin e marrëveshjes së vitit 1991 e njohur si START, e cila skadon në 5 dhjetor.

Rusia dhe SHBA janë dakorduar që ta zëvendësojnë apo përtrijnë traktatin, i cili i obligon të dyja palët që t’i reduktojnë arsenalet e tyre bërthamore.