Sot, në mbarë botën, shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, këtë vit ajo do t’i kushtohet iniciativës për çarmatim bërthamor.
“Do ta shfrytëzoj këtë ditë të rëndësishme që të kërkoj nga qeveritë dhe qytetarët e botës që të përqendrohen në çështjet kryesore të çarmatimit bërthamor dhe mospërhapjes së tij”, tha Ban në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Paqes.
Ngjarjet e viteve të fundit, shtoi ai, kanë konfirmuar se edhe më tutje ekziston kanosja nga katastrofat bërthamore dhe se bota do të vazhdojë të përballet me to, përderisa të ekzistojë rreziku që disa vende të kenë apo të zhvillojnë armatim bërthamor.
Ban rikujtoi që Dita Ndërkombëtare e Paqes këtë vit do të shënohet në kohën e mbledhjes së 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të marrin pjesë shumë liderë botërorë. Sekretari Ban u ka bërë thirrje atyre që ta shtjellojnë seriozisht këtë çështje.
Ban po ashtu rikujtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë sinjalizuar një marrëveshje të re për zvogëlimin e armatimit bërthamor. Ai tha se edhe në Konferencën për çarmatim, të gjitha vendet pjesëmarrrëse, të cilat kanë armatim bërthamor, janë marrë vesh që të punojnë së bashku për çarmatim.
Sekretari i Përgjithshëm theksoi se Kombet e Bashkuara në 100 ditët e kaluara kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme për vetëdijesimin e njerëzve në mbarë botën rreth shpenzimeve dhe rrezikut që paraqet armatimi bërthamor.
Njëqind arsye për çarmatim, Kombet e Bashkuara i kanë publikuar përmes rrjeteve të ndryshme shoqërore në internet, si Fejsbuk (Facebook), Majspejs (MySpace), Tviter (Twitter), si dhe përmes mesazheve e radio-stacioneve.