Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Pakistan


Ka shkuar në 33 të vdekur dhe 50 të plagosur numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës afër një tregu në qytetin Kohat në veriperëndim të Pakistanit.

Policia tha se shumica e viktimave janë pjesëtarë të pakicës shiite.

Shpërthimi ka ndodhur në një udhëkryq të mbipopulluar.

Rajoni është i njohur për gjendjen e acaruar ndërmjet bashkësive fetare.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup pak i njohur ekstremist Lashkare-e-Xhangvi-Almi.