Në zgjedhjet lokale që mbahen më 15 nëntor në Kosovë do të marrin pjesë edhe 21 subjekte politike serbe.
Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Nesrin Lushta, pas një takimi të KQZ-së, në të cilin është vërtetuar numri përfundimtar i subjekteve, që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
Në këto zgjedhje sipas Lushtës gjithsej do marrin pjesë 76 subjekte, nga to 37 parti politike, 15 kandidatë të pavarur, 18 iniciativa qytetare dhe dy koalicione.
Serbët kryesisht kanë bojkotuar zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Kosovës.
Ndërkohë, ata kanë marrë sinjale nga Beogradi zyrtar, që të bojkotojnë edhe zgjedhjet e 15 nëntorit.