I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell i vazhdon sot bisedimet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu për një marrëveshje mbi pezullimin e ndërtimit të vendbanimeve, si kusht për t’i rifilluar bisedimet paqësore në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan Barak Obama shpreson që t’i ulë bashkë Netanjahun dhe presidentin palestinez Mahmud Abas anash Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kombet e Bashkuara i konsiderojnë ilegale vendbanimet në territoret e pushtuara.