Lëshohet në internet kaseta e bin Ladenit

Kreu i rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden ka lëshuar një audio kasetë të re. Mesazhi i titulluar “Deklaratë për popullin amerikan” është vendosur në një faqe interneti, që përdoret nga mbështetësit e rrjetit terrorist.

Në kasetë bin Ladeni thotë se kundërshton Amerikën, për shkak të mbështetjes që ajo i jep Izraelit. Më tej ai pohon se luftërat në Irak dhe në Afganistan janë bërë nga grupet pro izrealite dhe nxitur nag interesat e korporatave. Presidenti Obama është i pafuqishën t’i ndalojë këto konflikte.

Vërtetësia e audio kasetës nuk është provuar.