Irani thotë se bisedimet janë një "mundësi"


Ministri i Jashtëm i Iranit, Manusher Motaki tha se bisedimet me fuqitë botërore mbi programin bërthamor të vendit të tij janë një “mundësi”.

Deklarata duket të jetë një hap përpara nga oferta që Teherani e bëri gjatë javës për të diskutuar vetëm “sfidat globale” me Perëndimin.

Sidoqoftë, Motaki tha se Irani asnjëherë nuk do heqë dorë nga ajo që e quajti e drejtë e patjetërsueshme për program të plotë bërthamor.

Të premten, Shtetet e Bashkuara thanë se ato bashkë me partnerët ndërkombëtarë shpresojnë që së shpejti të zhvillojnë bisedime shumëpalëshe me Iranin për të testuar gatishmërinë e Republikës Islamike që ta adresojë çështjen bërthamore dhe shqetësimet tjera.

Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Filip Krouli tha se nëse Irani refuzon të bisedojë seriozisht për çështjen bërthamore, atëherë fuqitë botërore do të nxjerrin konkluza.