Discovery ateroi në tokë

Anija kozmike Diskavëri(Discovery) dhe shtatë astronautët e saj kanë ateruar suksesshëm në Kaliforni, duke përmbyllur misionin dy-javor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Diskavëri u ul në tokë në 02 e 53 sipas orës sonë, në Bazën e Forcave Ajrore Eudard në shkretëtirën Moxhav.

Planet, që anija të ateronte të enjten në Floridë, në selinë e saj në pjesën tjetër të SHBA-së, u hodhën poshtë për shkak të motit të keq në Floridë.

Gjatë misionit në stacionin e hapësirës, astronautët dërguan disa tonë furnizime dhe kryen tri ecje në hapësirë për të instaluar pajisjet në laboratorin orbital.