Turqia hap institut të gjuhës kurde

Turqia ka miratuar hapjen e një instituti kurd. Në një nga universitetet publike të Turqisë do të lejohet hapja e fakultetit të gjuhës kurde.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Turqia përmirësimin e të drejtave për kurdët, që përbëjnë 17% të popullsisë së vendit.

Gjatë tre dekadave të fundit Partia Punëtore e Kurdistanit ka zhvilluar aksione guerrile kundër forcave turke të sigurisë, dhe ka mbështetur shkëputjen e Kurdistanit nga Turqia.