Iran: 36 të vdekur në protestat pas zgjedhore

36 persona kanë vdekur gjatë trazirave pas zgjedhore në Iran, njoftuan burimet zyrtare në Teheran. Pas zgjedhjeve të qershorit, ku presidenti aktual Ahmadinexhad fitoi një mandat të dytë, pati protesta masive.

Opozita akuzoi autoritetet për manipulim të zgjedhjeve, derisa pohon se 72 persona u vranë gjatë protestave pas zgjedhore.