Kombet e Bashkuara thanë se presin që remitancat apo dërgesat e migrantëve të bien për 5% deri 8% këtë vit, pas rekordit që shënuan në vitin 2008.
Konferenca e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim tha se se migrantët kanë dërguar vitin e kaluar në shtëpi 305 miliarda dollarë, përkundër krizës ekonomike globale.
Por gjithashtu u bë e ditur se pas afro tetë vjet të rritjes së vazhdueshme, remitancat tash janë në rënie.