Rusia i shet aeroplanë luftarakë Sirisë



Një zyrtar rus konfirmoi sot se Moska ende po i vazhdon bisedimet me Sirinë për ta furnizuar Damaskun me aeroplanë luftarakë të modernizuar MiG-31E.

Kreu i kompanisë shtetërore Aleksej Fjodorov i ka thënë revistës “Kommersant” se nuk është e qartë kur do të bëhet dërgesa e këtyre aeroplanëve, por ka shtuar se marrëveshja do të realizohet.

Siria ka thënë se pret që të blejë tetë aeroplanë që kushtojnë prej 400 deri 500 milionë dollarë.

Izraeli e ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen.