Një zyrtar rus e ka paralajmëruar Gjeorgjinë se çdo përpjekje për t’i bllokuar anijet që të arrijnë në Abhazi mund të çojë në intervenim ushtarak.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Andrei Nesterenko nuk bëri ndonjë kërcënim specifik në komentet e tij, por tha se “përpjekjet për të vendosur bllokadë detare” ndaj Abhazisë “mund të shpiejnë drejt një incidenti të armatosur serioz”.
Autoritetet separatiste thonë se Gjeorgjia i ka ndaluar 23 anije në ujërat e Detit të Zi afër Abhazisë gjatë këtij viti.
Gjeorgjia pohon se anijet kanë hyrë në zonë ilegalisht.