Irani: Nuk zmbrapsemi nga presionet

Irani ka thënë se nuk do të zmbrapset nga ato që i quajti “kërcënime dhe presione“ në lidhje me programin e tij bërthamor.

Kjo deklaratë vie një ditë pasi që fuqitë e mëdha kërkuan nga Irani që të takohet me to para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të diskutuar programin e tij bërthamor.

Zyrtarë nga Kina, Rusia, SHBA, Franca, Britania dhe Gjermania u takuan një ditë pasi që kryenegociatori iranian për programin bërthamor, tha se vendi i tij ishte i gatshëm për bisedime të reja mbi programin bërthamor dhe se po përgatiste propozime të reja.