Zyrtarët thonë se në 24 orët e fundit të paktën 41 trupa të militantëve të dyshuar talibanë janë gjetur në lokacione të ndryshme, në luginën Suat të Pakistanit.
Autoritetet thonë se gjashtë trupa ishin me kokë të hequr.
Në këtë rajon që nga korriku një numër trupash janë gjetur në rrethana të ngjashme.
Zyrtarët thonë se militantët janë vrarë nga banorët, të cilët i frikësohen kthimit të talibanëve, por banorët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se disa nga ta mund të jenë ekzekutuar nga forcat e sigurisë.
Armata thotë se e ka rimarrë kontrollin nga talibanët në luginën Suat në një ofensivë të madhe ushtarake në fillim të këtij viti.