Prizren: U arrestuan katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Tre prej tyre, janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa njëri është shqiptar, por ka shtetësi amerikane.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Arbër Beka, tha se “gjatë bastisjes në dy lokacione në Prizren, janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar”.

Sipas tij, operacioni është zhviluar me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Prizren.

Gjatë bastisjes është gjetur një sasi e armatimit dhe e municionit.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar në polici për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë.