Iraniania Shirin Ebadi, Fituese e Çmimit Nobel për Paqe, e ka dënuar gjykimin e rreth 100 personave lidhur me protestat që pasuan zgjedhjet e kontestuara presidenciale në Iran.
Në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Ebadi e përshkroi gjykimin si “magji” dhe “parodi të drejtësisë” që i shkel ligjet iraniane.
Ajo tha se “rrëfimet” dhe deklaratat e të akuzuarve në burg janë bërë pa praninë e mbrojtësve dhe nuk kanë vlerë.
Ebadi i tha Radios Evropa e Lirë se qëllimi i vetëm i gjykimeve është që dëshmohet se zgjedhjet e 12 qershorit ishin të lira dhe të drejta.