Shtrenjtohet nafta, rriten tregjet botërore

Çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë në këtë vit, ndërsa kanë shënuar rritjet edhe tregjet botërore.

Rritjet vijnë pas indikacioneve se rimëkëmbja është në rrugë e sipër.

Të premten në Nju Jork, një fuçi naftë e papërpunuar ka kushtuar 73.89 dollarë- çmimi më i lartë në 10 muajt e fundit.

Në Uoll Strit(Wall Street) dhe Dau Xhons(Dow Jones) mesatarja e aksioneve ka qenë 1.5 për qind më e lartë, ndërkohë që të premten janë rritur edhe tregjet evropiane.

Këto zhvillime pasuan raportet se gjatë muajit korrik kishte një rritje të shitjes së shtëpive në SHBA dhe komentet e kreut të Bankës Qendrore Amerikane Ben Bernanke, se ekonomia globale është në prag të rimëkëmbjes, edhe pse rritja mund të jetë e ngadaltë.