EULEX-i nuk ka dashur t’i komentojë kundërshtimet e autoriteteve të Kosovës lidhur me synimet e këtij misioni që të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me policinë e Serbisë.
Qeveria e Kosovës vazhdon të deklarohet kundër marrëveshjeve, në të cilat Prishtina nuk është e përfshirë.
Misioni i EULEX-it mbetet në kërkim të arritjes së marrëveshjeve për bashkëpunim ndërpolicor me Serbinë, përderisa nuk pranon t’i komentojë kundërshtimet e autoriteteve të Kosovës.
Ndërkohë që institucionet e Kosovës thonë se EULEX-i nuk mund të nënshkruajë marrëveshje në emër të Prishtinës zyrtare, analistët, në anën tjetër, konsiderojnë se qëllimet e EULEX-it nuk janë të dëmshme, por në dobi të Kosovës dhe stabilitetit rajonal.
Një zëdhënëse e EULEX-it, Kristina Herodes, tha se misioni i BE-së mbetet pranë deklaratës së djeshme, sipas të cilës, ky mision ka përgjegjësi ekzekutive që të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me vendet tjera dhe nuk deshi të komentojë asgjë lidhur me kundërshtimet që pasuan nga institucionet e Kosovës.
Këto kundërshtime vazhdojnë edhe sot. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj thotë se asnjë marrëveshje në emër të Kosovës nuk do të mund të nënshkruhet pa praninë e Qeverisë dhe institucioneve të shtetit të Kosovës.
“Askush, pos organeve përfaqësuese të vendit, në emër të Republikës së Kosovës, nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me një shtet tjetër. Kosova i ka organet e veta përfaqësuese, legale dhe legjitime dhe vetëm ato kanë të drejtën e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtetet tjera”, thotë Manaj.
Ndryshe nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj, vlerësojnë analistët. Ramush Tahiri konsideron se Qeveria e Kosovës, edhe nëse kundërshton, nuk ka mekanizma që do t’i bllokonte marrëveshjet e EULEX-it dhe Serbisë.
Tahiri thotë se Qeveria po dështon në ndërtimin e raporteve me EULEX-in dhe vendosjen e vendimmarrjes si shtet sovran. Kurse, protokollet e EULEX-it me Serbinë, Tahiri i sheh si pozitive për Kosovën.
“Pasojat për Kosovën do të jenë të mira, pozitive, sepse do të shtensionohet gjendja, sepse EULEX-i do të bëjë marrëveshje me MPB-në e Serbisë për çështje praktike, por që janë jetike për qytetarët e asaj zone, por edhe në përgjithësi për funksionimin e kufirit verior të Kosovës”, vlerëson Tahiri.
Marrë parasysh gjendjen në pjesën veriore dhe pamundësinë e institucioneve të Kosovës që të shtrijnë sovranitetin atje, Tahiri thotë se është më mirë që të paktën EULEX-i të vë nën kontroll sado pak atë pjesë, sesa të mbetet nën sundim të strukturave paralele dhe grupeve tjera ilegale, të cilave u shërben kjo gjendje për të zhvilluar aktivitete të ndryshme të kontrabandës.
“Policia e EULEX-it ka detyra ekzekutive dhe gjithashtu në momente të caktuara është e vetmja, e cila e kontrollon kufirin. Përderisa Kosova nuk është e aftë që të faktorizohet as para bashkësisë ndërkombëtare dhe as para shteteve fqinje, mendoj se është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj që dikush ta kryejë këtë punë dhe këtë punë është më mirë ta kryejë EULEX-i, i cili e ka një mandat shumë të qartë, sesa që ta kryejnë bandat, siç po veprojnë në veri”, thotë Tahiri.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës ndihet e anashkaluar në këto marrëveshje që EULEX-i synon t’i nënshkruajë me Beogradin. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj rikujton se Prishtina fillimisht është njoftuar përmes mediave për kontaktet me Beogradin dhe jo nga autoritetet e BE-së.
“EULEX-i nuk ka mandat të nënshkrimit të marrëveshjeve në emër të Kosovës, sepse EULEX-i nuk është UNMIK-u. Fillimisht është njoftuar nga mediat, mirëpo reagimi i Qeverisë së Kosovës është ky që e them – do të jetë e papranueshme një marrëveshje e tillë, përderisa ajo nuk bëhet nga organet përfaqësuese të vendit”, tha Manaj.
Sipas deklarimeve të deritashme të EULEX-it, protokolli mbi bashkëpunimin policor me Serbinë ka për qëllim shkëmbimin e informatave që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës, kalimeve të paligjshme kufitare, trafiqeve me qeniet njerëzore dhe çështje të tjera.
Në këto fusha, EULEX-i thotë se ka mandat ekzekutiv që t’i ndjekë kriminelët dhe t’i sjellë ata përpara drejtësisë në gjykatat e Kosovës. Këto çështje thuhet se tashmë janë diskutuar edhe me Shkupin, Tiranën dhe Podgoricën dhe se edhe me këto vende janë arritur marrëveshje të ngjashme, që synohen të nënshkruhen edhe me Beogradin.

Askush, pos organeve përfaqësuese të vendit, në emër të Republikës së Kosovës, nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me një shtet tjetër.

Përderisa Kosova nuk është e aftë që të faktorizohet as para bashkësisë ndërkombëtare dhe as para shteteve fqinje, mendoj se është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj që dikush ta kryejë këtë punë...