Serbë të pushtetit paralel lokal në Kosovë kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesërishme komunale të Serbisë, të mbajtura në Kosovë ka qenë e dobët.
Goran Arsiq, përfaqësues i të ashtuquajturit qark i Kosovës, i ka thënë mediave serbe, se nga rezultatet preliminare shihet se "dalja në votime ka qenë e dobët".
Të dielën serbët e Gorazhdecit të Komunës së Pejës dhe ata të Graçanicës në Prishtinë, kanë votuar për zgjedhjet e organizuara nga Qeveria e Serbisë, për shkak të parregullsive në këto vendvotime gjatë zgjedhjeve të kaluara.
Institucionet e Kosovës i kanë konsideruar këto zgjedhje jolegjitime, ndërsa rezultatet e tyre të pavlefshme dhe pa fuqi politike.