Iran: Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar sot se tre persona janë vrarë nga rrëzimi i helikopterit, gjatë një fluturimi stërvitor.

Sipas zyrtarëve lokalë, përplasja ndodhi afro 45 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

U tha se për këtë incident po zhvilloheshin hetime.