Ebadi: Ban Ki Mun të vizitojë Iranin

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe Shirin Ebadi i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës Ban Ki Mun, të vizitoi Iranin në mënyrë që të shoh personalisht se si janë duke u abuzuar të drejtat e njeriut nga autoritetet qeveritare në Teheran.

Ebadi e cila njihet si avokate e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Iran, këto komente i bëri në Seul gjatë marrjes së një çmimi për paqe.

Ajo tha se beson se më shumë se 100 vetë janë vrarë dhe shume të tjerë janë arrestuar, gjatë protestave të cilat kontestuan rizgjedhjen e presidentit Mahumd Ahmedinexhad.